Britania e Madhe do të shënojë pjesëmarrjen e saj të gjashtë në kampionat europian që prej debutimit në vitin 2009. Megjithatë, rrugëtimi i tyre ka qenë i vështirë, pasi nuk kanë arritur asnjëherë të kalojnë fazën e grupeve, duke fituar vetëm katër ndeshje deri më tani. Fitorja e tyre më e bujshme erdhi në EuroBasket 2013 kundër Gjermanisë. Edhe pse historia nuk është në favorin e tyre, britanikët vijnë të vendosur për të treguar se i takojnë skenës së madhe dhe mund ti masin forcat me shumë skuadra. Edhe pse pa ndonjë lojtar që luan në NBA, me një kombinim të veteranëve dhe lojtarëve të rinj që luajnë në liga të forta europiane, ata shpresojnë të surprizojnë në Grupin B, ku do të përballen me Lituaninë, Malin e Zi, Gjermaninë, Finlandën dhe Suedinë.
Skuadra e zgjeruar:
Amin Adamu, Daniel Akin, Jubrile Belo, Kaiyem Cleary, Quinn Ellis, Aaryn Rai, Myles Hesson, Noah Horchler, Luke Nelson, Gabe Olaseni, Tarik Phillip, Ethan Price, Joshua Uduje, Josh Ward-Hibbert, Jelani Watson-Gayle, Pat Whelan, Carl Wheatle, Akwasi Yeboah.
Ylli i ekipit
Qendra e Mersin MSK në Turqi, Gabe Olaseni është lideri i padiskutueshëm i Britanisë së Madhe. Ky do të jetë EuroBasket-i i tretë për qendrën londineze, e cila sjell eksperiencë, inteligjencë të lartë basketbolli dhe intensitet në mbrojtje. I njohur për aftësinë e tij për të ndalur kundërshtarët pa top, Olaseni e bën tepër të vështirë për rivalët të depërtojnë pranë tij. Në sulm, ai shihet si lojtar i rrezikshëm kur depërton drejt koshit dhe mjaft efikas në gjuajtjet nga anash. Krahas tij, Myles Hesson dhe Luke Nelson pritet të jenë ata që do të ofrojnë ekuilibër dhe përvojë për skuadrën e trajnerit Steutel.
Trajneri
Në krye të ekipit gjendet Marc Steutel, i cili ka drejtuar kombëtaren në edicionin e fundit të EuroBasket dhe është i angazhuar në zhvillimin e basketbollit britanik prej shumë vitesh. I njohur për përgatitjen taktike dhe për vendosmërinë në lojë, Steutel do të kërkojë të shfrytëzojë përvojën e veteranëve për të udhëhequr skuadrën drejt një rezultati më të mirë se paraqitjet e kaluara.
Orari i ndeshjeve:
27 gusht: vs Lituania (12:30 CET)
28 gusht: vs Mali i Zi (15:30 CET)
30 gusht: vs Gjermania (12:30 CET)
1 shtator: vs Finlanda (19:30 CET)
3 shtator: vs Suedia (15:30 CET