Under Header

spot_img

Ekskluzive: Motra e yllit francez në NBA, Eve Wembanyama afër nënshkrimit me KBF Peja 03

spot_img
spot_img

Klubi i basketbollit kosovar te femrat, Peja 03 është afër një përforcimi të madh për sezonin e ri, Eve Wembanyama, motra e superyllit të NBA-së, Victor Wembanyama.

Basketbollistja franceze, që ka përfaqësuar kombëtaren e Francës në kategori të ndryshme të reja, është e njohur për talentin e saj dhe potencialin e madh në parket. Ajo luan në pozitat 4/5 dhe është e njohur për aftësitë e saj fizike, inteligjencën në lojë dhe energjinë që sjell në fushë.

Transferimi i saj në klubin pejan shihet si një hap i madh si për klubin, ashtu edhe për vetë lojtarën, e cila pritet të jetë një prej emrave më të spikatur të sezonit në Superligën e Kosovës për femra, si dhe në EuroCup Women.

Eve aktualisht është pjesë e Kombëtares 3×3 të Francës.

Të kujtojmë se KBF Peja sivjet do të bëjë paraqitje historike në kompeticionin e dytë më të madh në Evropë për femra – EuroCup Women. /AsistiOnline.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eve… (@eve_wemba)

 

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds