Klubi kosovar i basketbollit te femrat, Peja 03, do të jetë nikoqire e një turneu miqësor të nivelit të lartë ndërkombëtar në muajin shtator.
Turneu do të zhvillohet nga 13 deri më 15 shtator 2025 në qytetin e Pejës dhe do të sjellë përballje të forta dhe emocionuese me ekipe të forta evropiane.
Në këtë ngjarje madhore do të marrin pjesë katër skuadra:
- KBF Peja 03 – Kosova (vendasit)
- Beshiktash – Turqia, një nga emrat më të njohur në basketbollin e femrave
- Nyon Basket Féminin – Zvicra, kampion aktual
- ZKK Play Off – Bosnjë dhe Hercegovinë, ekip me traditë nga Sarajeva
Ky turne është një hap i rëndësishëm për promovimin e basketbollit të femrave në Kosovë, dhe një mundësi unike për tifozët vendorë që të shohin nga afër përballje me klube elitare të rajonit dhe Evropës.
Vlen të ceket se Peja 03 sivjet do të debutojë historikisht në garën evropiane EuroCup Women.
“High-level international women’s basketball competition in Peja! Don’t miss the action!” – ky është mesazhi që e përçon eventi, duke ftuar publikun të jetë pjesë e kësaj atmosfere sportive të veçantë. /AsistiOnline.com/