Under Header

spot_img

EuroBasket 2025 – Profili i Italisë: Brezi i ri sfidon historinë, Gallinari për herë të fundit

spot_img
spot_img

Me dy tituj Europianë (1983, 1999), 10 podiume dhe 38 paraqitje historike, Italia është një nga kombëtaret më të nderuara në basketbollin europian. EuroBasket 2025 shënon për ta pjesëmarrjen e 39-të — në 41 edicione që nga themelimi, kanë munguar vetëm në 1949, 1961 dhe 2009. Pavarësisht konsistencës, “Azzurrët” nuk janë rikthyer në podium që nga vendi i tretë në 2003.

Italia vjen në këtë europian pasi arriti në çerekfinale të Botërorit 2023 për herë të parë pas 25 vitesh. Brezi i ri me Gabriele Procida dhe Matteo Spagnolo, së bashku me veteranët Danilo Gallinari dhe Nicolo Melli, përbëjnë një miks të fortë freski–eksperiencë. Kjo do të jetë paraqitja e fundit me kombëtaren për Danilo Gallinari, i cili së fundi fitoi titullin e parë profesionist me Vaqueros de Bayamón në Puerto Rico dhe vjen i motivuar të përfundojë aventurën e tij ndërkombëtare me një medalje.

Italia luan në grupin C ku bëjnë pjesë edhe Spanja, Greqia, Gjeorgjia, Qipro dhe Bosnia.

Skuadra e zgjeruar:
Marco Spissu, Stefano Tonut, Danilo Gallinari, Nicolo Melli, Simone Fontecchio, Giampaolo Ricci, Matteo Spagnolo, Gabriele Procida, Saliou Niang, Momo Diouf, Riccardo Rossato, Luca Severini, Nicola Akele, Alessandro Pajola, Darius Thompson.

Ylli i ekipit
Simone Fontecchio është shndërruar në fytyrën e Italisë. Pas tre sezoneve me sukses në NBA dhe transferimit te Miami Heat, ai vjen me energji të reja. Nje lojtar që kishte regjistruar mesatare 19 pikë e 4 kërcime në EuroBasket 2022 dhe 18 pikë me gati 6 kërcime në Botërorin 2023. Aftësitë e tij në shënime, depërtime dhe kërcime e bëjnë atë një forcë të vërtetë në ekipin kombëtar.

Mund të jetë një imazh i ‎6 persona, njerëz që luajnë tenis, turmë dhe ‎teksti që thotë "‎IBSA رَ ИTιo ИTю ATTAL 10 데대 nΑ ITALIA BASKETBALL AS お‎"‎‎

Trajneri
Italia drejtohet nga Gianmarco Pozzecco, një figurë karizmatike dhe e dashur për tifozët. Ish-lojtar i njohur i kombëtares italiane, Pozzecco mori drejtimin në vitin 2022 dhe ka sjellë energji, pasion dhe një qasje të hapur taktike. Ai njihet për mënyrën e tij motivuese të drejtimit dhe për besimin që u jep lojtarëve të rinj, duke synuar të rikthejë Italinë në majat e basketbollit europian.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz që luajnë basketboll dhe teksti

Orari i ndeshjeve:
28 gusht: vs Greqia (20:30 CET)
30 gusht: vs Gjeorgjia (14:00 CET)
31 gusht: vs Bosnja dhe Hercegovina (20:30 CET)
2 shtator: vs Spanja (20:30 CET)
4 shtator: vs Qipro (17:15 CET)

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds