Slovenia është ndër Kombëtaret serioze të ‘reja’, por njëkohësisht tash edhe më të respektuara në basketbollin europian. Pas shpërthimit të madh në vitin 2017, kur fituan titullin e parë evropian me një lojë spektakolare të udhëhequr nga Goran Dragiç dhe një adoleshent i quajtur Luka Donçiq, ekipi u bë sinonim i talentit modern, shpejtësisë dhe kreativitetit.
Pas disa viteve me ulje-ngritje (përfshirë humbjen dramatike ndaj Polonisë në 2022), Sllovenia kërkon të rikthehet fuqishëm.
Trajneri
Ekipin e drejton Aleksander Sekuliç, trajner që ka fituar besimin e federatës dhe lojtarëve, duke ditur si ta vendosë Donçiq-in në qendër të lojës. Për më tepër, këtë herë është i mbështetur nga Donnie Nelson (ish-Dallas Mavericks GM) dhe Greg St. Jean nga NBA, një plus i madh në aspektin taktik dhe menaxhimin e grupit.
Ylli kryesor
Luka Donçiq është zemra dhe fryma e Sllovenisë. Ai jo vetëm që është një nga lojtarët më të mirë në NBA, por në kombëtare e merr gjithçka personalisht – është lider, shënues dhe shpesh edhe psikolog për shokët e skuadrës. Pa të, Sllovenia nuk do të shihej si pretendent serioz.
Mungesat e rëndësishme
- Vlatko Čančar – ende i dëmtuar, një humbje e madhe në frontcourt.
- Josh Nebo – i tërhequr për arsye klubesh.
- Zoran Dragić – përfundimisht jashtë, duke mbyllur një epokë.
Këto mungesa e bëjnë ekipin më të varur nga Donçiq dhe veteranët e tjerë.
Roster Final (12)
- Luka Donçiq
- Gregor Hrovat
- Robert Jurković
- Martin Krampelj
- Edo Murić
- Aleksej Nikolić
- Alen Omić
- Marko Pajić
- Klemen Prepelic
- Rok Radović
- Leon Štregar
- Luka Ščuka
Grupi D – Katovice (Spodek Arena)
Slovenia është në një nga grupet më të forta të EuroBasket 2025:
- Polonia
- Franca
- Izraeli
- Belgjika
- Islanda
Orari i ndeshjeve
- 28 gusht – vs Polonia (20:30)
- 30 gusht – vs Franca (17:00)
- 31 gusht – vs Belgjika (14:00)
- 2 shtator – vs Islanda (17:00)
- 4 shtator – vs Izraeli (17:00)
Sllovenia hyn në turne me një miks të fortë entuziazmi dhe presioni. Me Donçiqin në krye, çdo gjë është e mundur, por ekipi duhet të tregojë se mund të përballojë mungesat dhe të ndërtojë një lojë të balancuar. Grupi D është i pamëshirshëm, por nëse arrijnë formën e duhur, Sllovenia ka potencial për medalje. /AsistiOnline.com/