Under Header

spot_img

EuroBasket 2025 – Spanja: “La Familia” kërkon një tjetër mrekulli

spot_img
spot_img

E re, pa përvojë dhe megjithatë fituese – kjo ishte Spanja në EuroBasket 2022, ku arriti të befasojë kontinentin dhe të marrë titullin e katërt europian.

Në verën e këtij viti, skuadra spanjolle është edhe më e re, por ka ende një aset unik: Sergio Scariolo, arkitekti i të gjitha lavdive moderne, i cili do të udhëheqë për herë të fundit “La Familia”.

Historia e Spanjës në EuroBasket është e jashtëzakonshme. Që nga viti 1977, ata kanë regjistruar 21 pjesëmarrje radhazi në Top 8, një seri e pakrahasueshme. Në 10 nga 11 edicionet e fundit janë ngjitur në podium dhe janë aktualisht në një seri prej shtatë medaljesh radhazi. Me katër tituj të fituar në shekullin e 21-të (2009, 2011, 2015, 2022), ata janë shndërruar në superfuqinë absolute të basketbollit europian. Por rënia ka filluar të ndjehet: eliminimi në fazën e grupeve të Kupës së Botës 2023 dhe vendi i 10-të në Lojërat Olimpike 2024 treguan se tranzicioni i brezave nuk është i lehtë as për ta.

Ata pritet ta kalojnë grupin C ku luajnë edhe Italia, Greqia, Qipro, Bosnia dhe Gjeorgjia.

Skuadra e zgjeruar:
Alberto Abalde, Santi Aldama, Dario Brizuela, Alberto Diaz, Guillem Ferrando, Juancho Hernangomez, Willy Hernangomez, Sergio De Larrea, Xabi Lopez-Arostegui, Eli John Ndiaye, Joel Parra, Jaime Pradilla, Josep Puerto, Mario Saint-Supery, Yankuba Sima, Santi Yusta.

Mund të jetë një imazh i 11 persona, njerëz që luajnë basketboll, njerëz që luajnë tenis, persona që luajnë volejboll dhe teksti

Ylli i ekipit
Santi Aldama, vetëm 24 vjeç, është lideri i ri i Spanjës. Pasi debutoi në Kupën e Botës 2023 dhe shkëlqeu në Lojërat Olimpike 2024, ai u shpall MVP i Turneut Kualifikues Olimpik 2024, duke udhëhequr Spanjën drejt Parisit. Aldama po rritet edhe në NBA me Memphis Grizzlies, ku i ka pëmirësuar statistikat personale në pikë, përqindjen për treshe, kërcime dhe asistime. I lindur në Las Palmas, ai është një armë brenda dhe jashtë vijës së tre pikëve: 43% në Playoff-et e NBA dhe 45% në Olimpiadën e vitit 2024. Në EuroBasket 2025, do të jetë debutimi i tij në këtë turne dhe Aldama pritet të jetë shtylla kryesore e “La Familia”-s.

Mund të jetë një imazh i 1 person, Duke luajtur basketboll, fanellë basketbolli dhe teksti

Trajneri
Sergio Scariolo, 64 vjeç, është një legjendë e gjallë e basketbollit. Ai ka fituar katër tituj europianë (2009, 2011, 2015, 2022), Botërorin e vitit 2019, medalje olimpike argjendi (2012) dhe bronzi (2016), si dhe vendin e tretë në EuroBasket 2017. Pas këtij turneu, ai do të largohet nga pankina spanjolle, duke mbyllur një cikël të artë që e ka bërë Spanjën kombëtaren më të frikshme europiane të shekullit të 21-të.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz që luajnë basketboll dhe teksti

Orari i ndeshjeve (Grupi C):

28 gusht: vs Gjeorgjia (14:00 CET)
30 gusht: vs Bosnja dhe Hercegovina (20:30 CET)
31 gusht: vs Qipro (17:15 CET)
2 shtator: vs Italia (20:30 CET)
4 shtator: vs Greqia (20:30 CET)

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds