KB Prishtina ka konfirmuar edhe zyrtarisht vazhdimin e bashkëpunimit me basketbollistin Muhamedali Janjeva.
Një nga lojtarët e njohur të skuadrës bardhekaltër do të vazhdojë të jetë pjesë e kryeqytetasve edhe në sezonin e ri, duke forcuar kështu vazhdimësinë e projektit të klubit.
Janjeva, i cili ka treguar paraqitje të rëndësishme me fanellën e Prishtinës, shihet si një element i vlefshëm në rotacionin e trajnerit grek.
Me përvojën e tij në Superligën e Kosovës dhe angazhimin në ndeshjet vendimtare, ai pritet të japë kontribut të rëndësishëm edhe në sfidat që e presin klubin në kampionat dhe në garat tjera.
KB Prishtina tashmë është afër kompletimit për përbërjen e sezonit të ri, ku synimet janë të qarta: të rikthehet fuqishëm në garën për trofetë vendore dhe të tregojë një paraqitje dinjitoze në arenën ndërkombëtare (ENBL). /AsistiOnline.com/