Under Header

spot_img

Trepça drejt sfidës evropiane, por ende pa përbërjen e plotë

spot_img
spot_img

Më pak se një muaj na ndan nga ndeshja kualifikuese e Trepçës në Ligën e Kampionëve, ku mitrovicasit do të përballen me ekipin holandez Heroes Den Bosch.

Ky duel i rëndësishëm do të jetë një provë e madhe për kampionët e Kosovës, të cilët ende nuk e kanë kompletuar përbërjen e tyre për sezonin e ri.

Trepça pritet të përforcohet me pesë lojtarë të huaj, por deri tani ka prezantuar 4 prej tyre. Një tjetër sfidë për ‘xehtarët’ është edhe mungesa e trajnerit kryesor Adis Beçiragiq, i cili aktualisht ndodhet me përfaqësuesen e Bosnjës dhe Hercegovinës për EuroBasket 2025. Në këto rrethana, ekipi po vijon përgatitjet në Mitrovicë, me synimin që të jetë gati për sfidën që do të përcaktojë fatin e tyre në garat evropiane.

Kjo periudhë intensive stërvitore pritet të sjellë zhvillime të reja në ditët në vijim, pasi Trepça synon ta përfaqësojë denjësisht basketbollin kosovar në skenën ndërkombëtare. /AsistiOnline.com/

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds