Franca gjithmonë hyn në turne të fortë si një ndër kombëtaret më të forta të basketbollit evropian dhe botëror. Me medalje të shumta në garat ndërkombëtare dhe një brez të ri të talentuar që po rritet pranë yjeve me përvojë, “Les Bleus” hyjnë në EuroBasket 2025 si një prej skuadrave më të frikshme të turneut.
Me një traditë të pasur dhe lojtarë që aktivizohen në NBA dhe Euroligë, francezët nuk kanë vetëm emrin, por edhe kualitetin për të luftuar për podium. Shpejtësia, forca fizike dhe mbrojtja agresive janë tiparet kryesore që e bëjnë këtë ekip gjithmonë kandidat serioz për titull.
Pavarësisht mungesave si: Victor Wembanyama, Rudy Gobert, Vincent Pourier e Matthias Lessort, francezët përsëri shihen si një prej favoritëve për këtë Eurobasket.
Ylli i ekipit: Guerschon Yabusele
I njohur si një nga lojtarët më të fuqishëm në parket, Yabusele është lideri që sjell ekuilibër mes brendësisë dhe lojës së hapur. Me përvojën e fituar në Real Madrid dhe NBA, ai pritet të mbajë peshën kryesore në repartin e brendshëm dhe të udhëheqë Francën në momentet vendimtare.
Trajneri
Frédéric “Freddy” Fauthoux është trajneri aktual i ekipit francez të Bourg. Ai mori këtë rol si pasardhës i Vincent Collet, i cili drejtoi kombëtaren për rreth 15 vjet. Fauthoux është zyrtarisht emëruar për ciklin që përfshin EuroBasket 2025, përgatitjet për Kupën e Botës 2027, dhe Olimpiadën Los Angeles 2028.
Fauthoux ka një histori të gjatë me basketbollin, si trajner i JL Bourg-en-Bresse. Ai synon ta udhëheqë kombëtaren drejt një stili loje të ri, me një “basket total” që kombinon mbrojtje të fortë dhe sulm të shkurtër e të lëvizshëm.
Grupi D – Shihet si jo fort i vështirë për ta
Franca është pjesë e Grupit D, ku do të përballet me rivalë të rrezikshëm por jo sa për të mos e kaluar: Sllovenia, Polonia, Izraeli, Belgjika dhe Islanda, janë kundërshtarët fillestarë të ‘gjelave’. Ambicia e tyre është të sigurojnë vendin e parë dhe të dërgojnë një mesazh të qartë se synojnë trofeun.
12 lojtarët e Francës në EuroBasket 2025
- Isaïa Cordinier
- Bilal Coulibaly
- Sylvain Francisco
- Jaylen Hoard
- Mouhammadou Jaiteh
- Timothé Luwawu-Cabarrot
- Théo Maledon
- Élie Okobo
- Zaccharie Risacher
- Alexandre Sarr
- Nadir Hifi
- Guerschon Yabusele
Orari i ndeshjeve (Grupi D)
28 Gusht – Belgjikë – Francë, 17:00.
30 Gusht – Francë – Slloveni, 17:00.
31 Gusht – Izrael – Francë, ora 17:00.
2 Shtator – Francë – Poloni, 14:00.
4 Shtator – Francë – Islandë, 14:00.
Franca nuk hyn vetëm për të marrë pjesë. Me një kombinim të përvojës dhe rinisë, një stil loje të disiplinuar dhe një arsenal talentesh që mund të shpërthejnë në çdo moment, “Les Bleus” janë një nga pretendentët kryesorë për titullin e EuroBasket 2025. /AsistiOnline.com/