Gjeorgjia ka vite që e ka bërë emrin e saj të njohur në skenën evropiane të basketbollit. Me një kombinim të yjeve në NBA dhe lojtarëve me përvojë në ligat më të forta të kontinentit, janë kthyer në një skuadër që askush nuk e nënvlerëson më.
Që nga pavarësia, gjeorgjianët janë ngjitur vazhdimisht në skenën e madhe të EuroBasket, duke fituar respekt për shpirtin luftarak dhe stilin e tyre të shpejtë e fizik. Në Botërorin 2023, ata debutuan dhe treguan se janë gati të përballen me më të mirët, ndërsa tani synojnë të bëjnë hapin e radhës në Europë.
Ylli i ekipit: Sandro Mamukelashvili
I lindur në Nju Jork dhe rritur profesionalisht në Gjeorgji, Sandro Mamukelashvili është lideri modern i kësaj skuadre. Aloja e San Antonio Spurs në NBA është një lojtar që kombinon fuqinë në brendësi me shkathtësinë në sulm të hapur. Ai është lojtari rreth të cilit ndërtohet loja dhe pritet të marrë përgjegjësinë kryesore në momentet vendimtare.

Trajneri: Aleksandar Džikić
Strategu serb është i njohur për disiplinën e tij taktike dhe aftësinë për të harmonizuar lojtarët me stile të ndryshme. Džikić e njeh mirë basketbollin europian dhe me qetësinë e tij kërkon të çojë Gjeorgjinë në një tjetër nivel.

Grupi D – përballje të ashpra
Gjeorgjia është pjesë e Grupit D, ku përballjet pritet të jenë të forta dhe vendimtare:
Qipro
Itali
Spanjë
Greqi
Bosnje & Hercegovina
Çdo fitore do të ketë peshë të madhe për kualifikimin.
Roster – 12 lojtarët e zgjedhur për EuroBasket 2025
- Kamar Baldwin
- Beka Burjanadze
- Kakhaber Jintcharadze
- Sandro Mamukelashvili
- Giorgi Shermadini
- Rati Andronikashvili
- Goga Bitadze
- Giorgi Korsantia
- Ilia Londaridze
- Giorgi Ochkhikidze
- Aleksandre Phevadze
- Duda Sanadze

Orari i ndeshjeve (Grupi D – Riga, Letoni)
28 gusht: Gjeorgjia – Spanjë
30 gusht: Gjeorgjia – Itali
31 gusht: Gjeorgjia – Greqi
2 shtator: Gjeorgjia – Qipro
4 shtator: Gjeorgjia – Bosnje
Gjeorgjia nuk vjen vetëm për të marrë pjesë. Me një bërthamë të fortë, yje të NBA-së dhe një trajner që di si të menaxhojë presionin, kjo kombëtare synon fazat me eliminim direkt dhe ëndërron të bëhet surpriza e madhe e EuroBasket 2025. /AsistiOnline.com/




