Për herë të parë në historinë e saj, Qipro do të luajë në një EuroBasket, por për herë të parë edhe do të organizojë një ngjarje të tillë, së bashku me Finlandën, Poloninë dhe Letoninë — në Spyros Kyprianou Arena në Limassol nga 28 gushti deri më 4 shtator 2025.
Si ekip që nuk e ka përjetuar kurrë këtë fazë të madhe evropiane, Qipro synon të shfrytëzojë avantazhin e fushës për debutimin e madh.
Trajneri:
Ekipin e drejton Christophoros Livadiotis, trajneri i AEK Larnacas që së fundmi fitoi titullin e kampionit të këtij shteti dhe në 4 sezonit e fundit ka udhëhequr me ekipin në fjalë. Qipro ka një histori të gjatë në kompeticionet e vogla evropiane dhe debuton si nikoqire në turneun kryesor kontinental.

Roster i ekipit:
Qipro vjen në turne me një grup të përzier të lojtarëve me përvojë dhe talent në ngritje.
Lista e 12 lojtarëve të konfirmuar për EuroBasket 2025 përfshin:
Ioannis Pasiali, Konstantinos Simitzis, Nikolaos Stylianou, Filippos Tigkas, Darral Willis, Andreas Christodoulou, Ioannis Giannaras, Aeneas Jung, Michalis Koumis, Christos Loizides, Simon Michail, Zayd Muosa.

Ylli i ekipit?
- Filippos Tigkas, një nga djemtë më premtues të basketbollit qipriot, i shpallur MVP i Kupës (2024, 2025) dhe lider në Keravnos (ekip që luan në garat evropiane).

Grupi C – sfida e vështirë si nikoqire thuajse e ‘pamundur’
Qipro luan në Grupin C, ku përballet me kombëtare të forta: Spanjë, Itali, Greqi, Georgia dhe Bosnja e Hercegovina. Vetëm katër ekipet e para do të kualifikohen për në fazën tjetër.
Orari i Ndeshjeve të Qipros – EuroBasket 2025 (Grupi C, Limassol):
Ndeshjet e Grupit C në Limassol zhvillohen në pesë ditë: 28, 30, 31 gusht, 2 dhe 4 shtator 2025. Çdo ditë ketë ndeshje nisin në 15:00, 18:15 dhe 21:30 në Spyros Kyprianou Arena, si nikoqire e këtij grupi.
- 28 gusht – Bosnjë e Hercegovinë vs Qipro 17:15.
- 30 gusht – Qipro vs Greqi, 17:15.
- 31 gusht – Spanjë vs Qipro, 17:15.
- 2 shtator – Qipro vs Gjeorgji, 17:15.
- 4 shtator – Itali vs Qipro, përmbyll fazën e grupeve për ekipin qipriot, 17:15.




