Under Header

spot_img

EuroBasket 2025 – Belgjika: Kërkon befasi, por suksesi i vështirë

spot_img
spot_img

Belgjika po e bën rutinë pjesëmarrjen në EuroBasket – kualifikohet për herën e 19-të dhe të gjashtën radhazi. Megjithatë, përtej kontributit të qëndrueshëm, nuk kanë shkuar ndonjëherë në podium: renditja më e mirë e tyre daton që nga viti 1947, kur u renditën të katërt.

Belgët sivjet do të luajnë pa yllin e tyre kryesor, Retin Obasohan, i cili nuk do të marrë pjesë për shkak të një lëndimi. Kjo humbje rëndon pritshmëritë, pasi ai ka qenë zemra e sulmit gjatë kualifikimeve.

Ylli i ekipit: Ismael Bako

Në mungesë të Obasohan-it, përgjegjësia bie mbi qendrën 30-vjeçare, Ismael Bako, i cilësuar si shtylla e re e ekipit. Ai hyri në lojë për herë të parë në Euro në 2017 dhe pritet të mbajë peshë të madhe në brendësinë e fushës. Lojtari i ekipeve si Asvel Lyon, Virtus Bolonja, Unics Kazan dhe tash transfer tek Paris Basketball në Euroligë, pritet të jetë bartës i skuadrës dhe yll i ekipit me paraqitje.

Ismael Bako

Trajneri: Dario Gjergja

Përzgjedhësi kroato-belg, Dario Gjergja trajner prej vitesh tek klubi i Oostende, udhëheq Kombëtaren Belge që nga viti 2018 dhe ka ndërtuar një sistem të fortë lojtarësh. Karriera e tij me kombëtaren dhe suksesi i vazhdueshëm në kampionatin belg i japin skuadrës shpresa pozitive.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Grupi D – rrugëtim i vështirë në ndeshjet e grupit

Belgjika është në Grupin D, së bashku me:

  • Francë
  • Islandë
  • Slloveni
  • Izrael
  • Poloni

Kalimi në fazën e 1/8-ve është objektiv kryesor, por çdo ndeshje kërkon përqendrim maksimal për shkak të konkurrencës së fortë.

Roster – 12 lojtarët për EuroBasket 2025

  • Ismael Bako
  • Mamadou Guissé
  • Emmanuel Lecomte
  • Siebe Ledegen
  • Joppe Mennes
  • Jean-Marc Mwema
  • Loïc Schwartz
  • Godwin Tshimanga
  • Kevin Tumba
  • Niels Van Den Eynde
  • Andy Van Vliet
  • Hans Vanwijn

Orari i ndeshjeve (Grupi D – Katovice, Poloni)

  • 28 gusht: Belgjika – Francë
  • 30 gusht: Belgjika – Islandë
  • 31 gusht: Belgjika – Slloveni
  • 2 shtator: Belgjika – Izrael
  • 4 shtator: Belgjika – Poloni

Përmbledhje: Belgjika hyn në EuroBasket 2025 me stilin e njohur fizik dhe mbrojtës, por mungesa e liderit ofensiv Obasohan e vë ekuilibrin në provë. Bako dhe bërthama aktuale do të kenë përgjegjësi të madhe, ndërsa Gjergja do të kërkojë një strategji të ri ekipore që mund t’a dërgojë Belgjikën përtej pritshmërive. /AsistiOnline.com/


Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds