Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar sot për një vendim të ri të bordit të saj.
Aty thuhet se me datë 26 gusht 2025, duke u bazuar në Statutin e FBK-së dhe në kompetencat që i takojnë, bordi ka vendosur që Dren Zatriqi të emërohet Kryetar i Komisionit për Nominimin e Personave Zyrtarë të Ndeshjeve për edicionin 2025/26.
Në vendim përmendet se me këtë rast, Dren Zatriqi jep dorëheqje nga pozita e Kryetarit të Këshillit Mbikëqyrës të FBK-së.
Bordi i FBK-së poashtu ka marrë vendim që t’ua vazhdojë mandatin Irma Konjushës dhe Fidan Hamitit si anëtarë të Komisionit për Nominimin e Personave Zyrtarë të Ndeshjeve për edicionin 2025/26.
Në fund përmendet se bordi i FBK-së do të propozojë plotësimin e pozitës së Kryetarit të Këshillit Mbikëqyrës në Kuvendin e radhës të FBK-së, i cili do të mbahet në mars 2026./AsistiOnline.com/