Under Header

spot_img

Amzil i Trepçës vjen sonte në Mitrovicë

spot_img
spot_img

Trepça sivjet ka siguruar një emër të rëndësishëm për edicionin e ri.

Përforcimi më i ri i “Xehetarëve”, Mustapha Amzil, pritet të mbërrijë sonte në Mitrovicë për t’iu bashkuar skuadrës në fazën e përgatitjeve për sezonin e ri.

Amzil, i cili luan në pozitën e qendrës, së fundmi ishte pjesë e grumbullimit të gjerë të kombëtares së Finlandës për EuroBasket 2025, duke konfirmuar nivelin dhe kualitetin që sjell me vete. Përvoja dhe aftësitë teknike pritet t’i japin Trepçës një dimension shtesë në lojë, në prag të garave të rëndësishme që e presin ekipin.

Klubi mitrovicas është në fazën e kompletimeve të fundit të skuadrës, ndërsa ardhja e Amzil shihet si një hap i madh drejt forcimit të rotacionit dhe rritjes së konkurrencës brenda ekipit.

Trepça do të vazhdojë stërvitjet në ditët në vijim me grupin gjithnjë e më të plotë, duke synuar një edicion të suksesshëm si në arenën vendore, ashtu edhe në atë ndërkombëtare. /AsistiOnline.com/

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds