Dy prej basketbollistëve të huaj që sezonin e kaluar kishin pothuajse barrën kryesore te Trepça, Tekele Cotton dhe Sammy Hunter, kanë gjetur skuadër të re në karrierën e tyre.
Ata edhe këtë edicion do të luajnë bashkë, por tash në kampionatin austriak, duke veshur fanellën e BC Vienna e cila sivjet do të luajë edhe në ABA Liga 1.
Ekipi nga kryeqyteti austriak po synon trofeun e kampionit këtë vit dhe ka bërë disa përforcime të rëndësishme në tregun e transferimeve. Përveç Cotton dhe Hunter, Vienna ka zyrtarizuar edhe transferimin e reprezentuesit slloven Gregor Glas, duke shtuar cilësi dhe përvojë në skuadër.
BC Vienna sivjet është një nga ekipet më ambicioze në Austri dhe me këto lëvizje tregon qartë objektivin për të luftuar për titull në sezonin e ri. /AsistiOnline.com/