Under Header

spot_img

Finlanda e nis Eurobasketin mbarë, Edoni shënoi pikët e para dhe të fundit për fitore

spot_img
spot_img

Finlanda ka nisur me fitore kampionatin Eurobasket 2025, duke mundur Suedinë 90-93 në një ndeshje tepër emocionuese dhe plot tension.

Kjo ishte padyshim ndeshja më interesante e ditës së parë, me një performancë të shkëlqyer nga yjet e Finlandës, veçanërisht Lauri Markkanen, që shkëlqeu me 28 pikë.

Në një moment kyç të ndeshjes, Edon Maxhuni, me 15 pikë, ishte një ndër lojtarët vendimtar, duke shënuar pikët e para dhe ato të fundit për Finlandën. Ishte pikërisht Edoni ai që realizoi dy pikët e fundit të ndeshjes, duke siguruar fitoren për ekipin e tij, pavarësisht një përpjekje të fortë të Suedisë.

Në anën tjetër, Ludvig Hakanson ishte njeriu kryesor për Suedinë, duke realizuar 28 pikë, por nuk mjaftoi për të mundur Finlandën në këtë përballje të fortë.

Me këtë fitore, Finlanda niset me moral të lartë për xhiron e dytë të fazës së grupeve, ku do të përballet me Anglinë. Pas një fitorje të tillë, ekipi finlandez është i motivuar për të vazhduar më tej në këtë turne prestigjioz. /AsistiOnline.com/

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds