Gjermania ka startuar me këmbë të mbarë në Eurobasketin 2025, duke regjistruar një fitore bindëse kundër Malit të Zi me rezultat 76-106. Kampionët e botës treguan forcën e tyre sidomos në pjesën e dytë, ku arritën ta thellojnë diferencën pas një fillimi të balancuar.
Franz Wagner ishte një nga lojtarët më të dalluar me 22 pikë, ndërsa kapiteni Dennis Schroder kontribuoi me 21 të tjera. Për Malin e Zi, qendra e njohur Nikola Vucevic u përpoq të mbante skuadrën në lojë duke shënuar 23 pikë, por pa mundur të ndalë hovin gjerman.
Pjesa e parë përfundoi me vetëm tre pikë avantazh për Gjermaninë, çka la të hapur ndeshjen. Megjithatë, në pjesën e dytë diferenca u bë e pakapërcyeshme, pasi gjermanët dominuan në të dyja anët e fushës duke e mbyllur me 30 pikë epërsi.
Kjo fitore shërben si një paralajmërim i qartë se Gjermania synon të mbetet një nga pretendentët kryesorë për trofeun në këtë edicion të Eurobasketit. /AsistiOnline.com/