Under Header

spot_img

Lituania e nis me fitore bindëse EuroBasket 2025

spot_img
spot_img

Lituania e ka hapur me sukses rrugëtimin e saj në EuroBasket 2025, duke mposhtur bindshëm Britaninë e Madhe me rezultat 70-94 në ndeshjen e parë të grupit.

Skuadra baltike tregoi forcë dhe disiplinë në parket, duke dominuar nga fillimi deri në fund. Kapiteni Jonas Valančiūnas ishte një nga më meritorët në këtë fitore me 18 pikë të shënuara, ndërsa Azoulas Tubelis shtoi 17 të tjera. Kontribut të rëndësishëm dhanë edhe dyshen e backcourt-it, Rokas Jokubaitis dhe Margiris Normantas, që shënuan nga 12 pikë secili.

Në anën tjetër, Britania e Madhe e pati të vështirë të ndalte ritmin e kundërshtarëve, por Akwasi Yeboah u dallua me 17 pikë. Tarik Phillip dhe Myles Hesson kontribuan me nga 10 pikë, por nuk mjaftuan për të përballuar fuqinë e lituanezëve.

Me këtë fitore, Lituania konfirmon synimet e saj serioze për fazat e mëtejshme të EuroBasket 2025, duke dëshmuar edhe një herë traditën e saj të fortë në basketbollin evropian. /AsistiOnline.com/

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds