Eurobasket 2025 ka nisur me befasinë e parë të madhe, pasi Portugalia arriti të mposhtë Çekinë me rezultat 50-62.
Portugezët treguan një lojë të disiplinuar dhe me intensitet të lartë, duke dominuar në mbrojtje dhe duke shfrytëzuar efikasitetin e liderit të tyre, qendrës së Boston Celtics në NBA, Neemias Queta, i cili ishte i pandalshëm me 23 pikë dhe 18 kërcime.
Kontribut të madh dha edhe Rafael Lisboa, që realizoi 15 pikë, duke mbajtur ritmin e skuadrës në momente vendimtare. Në anën tjetër, për çekët më i dalluari ishte Vit Krejci me 10 pikë, por kjo nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.
Kjo fitore e Portugalisë shihet si një nga surprizat e para të këtij turneu, duke treguar se ekipi iberik mund të jetë faktor serioz edhe ndaj kundërshtarëve më të fortë.
Dueli i sotëm është një paralajmërim se Eurobasket 2025 pritet të sjellë shumë surpriza dhe rivalitet të madh në çdo ndeshje. /AsistiOnline.com/