Under Header

spot_img

Ricky Tarrant nga Prishtina në Superligën e Turqisë, firmos me Karsiyakën

spot_img
spot_img

Ish-lojtari i Prishtinës, Ricky Tarrant, ka bërë një hap të madh në karrierën e tij duke u transferuar në Superligën e Turqisë.

Fundori amerikan tashmë do të veshë fanellën e skuadrës së njohur Karsiyaka nga Izmiri, një prej klubeve më të mëdha dhe me traditë në basketbollin turk.

Tarrant, i cili sezonin e kaluar mbrojti ngjyrat bardhekaltër të Prishtinës, ishte ndër lojtarët kryesorë të skuadrës kosovare.

Kalimi në Karsiyaka shihet si një mundësi e rëndësishme për Tarrant, i cili tashmë do të provojë veten në një nga ligat më konkurruese të kontinentit.

Ky transferim është gjithashtu një dëshmi e rritjes së cilësisë së lojtarëve që kanë kaluar nëpër Superligën e Kosovës, duke i hapur dyert drejt karrierave ndërkombëtare. /AsistiOnline.com/

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds