Kombëtarja e Turqisë e ka nisur me këmbë të mbarë Eurobasketin 2025, duke triumfuar bindshëm ndaj Letonisë.
Heroi i takimit ishte Kenan Spahiu, i cili zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme me 19 pikë, 4 kërcime e 3 asistime, duke regjistruar gjithashtu indeksin më të lartë në skuadër prej +26.
Në këtë fitore, kontribut të madh dhanë edhe yjet e tjerë të skuadrës: Cedi Osman realizoi 20 pikë, ndërsa Alperen Sengun shtoi 16 të tjera për Turqinë.
16 minuta te Turqia sot luajti edhe shqiptari tjetër Erxhan Osmani, duke shënuar 4 pikë.
Nga ana e Letonisë, më i dalluari ishte Rihards Lomazs me 16 pikë, kurse Arturs Zagars kontribuoi me 11 sosh, por pa mundur të shmangin humbjen.
Turqia me këtë sukses konfirmon ambiciet e saj në këtë edicion të Eurobasketit dhe tashmë e ka vëmendjen tek dueli i radhës në xhiron e dytë, ku do të përballet me Çekinë. /AsistiOnline.com/