Under Header

spot_img

Dominimi i Gjermanisë në Eurobasket – Pas dy ndeshjeve kanë diferencë të koshave +52

spot_img
spot_img

Kombëtarja e Gjermanisë mposhti sot Suedinë me rezultatin 105-83 në xhiron e dytë të Grupit B të Kampionatit Evropian, i cili u luajt të premten në qytetin finlandez të Tampere.

Për kampionët aktualë të botës, kjo është fitorja e dytë bindëse në këtë Eurobasket, të udhëhequr nga Dennis Schroeder me 23 pikë dhe 7 asistime dhe Franz Wagner me 21 pikë. Për suedezët, Melwin Pantzar ishte më i miri me 18 pikë, ndërsa Mattias Markusson shënoi 13 pikë.

Të premten në Tampere do të luhen dy ndeshje të tjera të xhiros së dytë: Lituania – Mali i Zi (ora 15:30) dhe Finlanda – Britania e Madhe (ora 19:30). /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme