Under Header

spot_img

Finlanda arrin fitoren e tretë radhazi dhe siguron fazën e dytë në EuroBasket

spot_img
spot_img

Finlanda ka vazhduar formën e shkëlqyer në EuroBasket 2025, duke shënuar fitoren e tretë radhazi dhe duke siguruar kështu kualifikimin në fazën e dytë të turneut.

“Ujqërit e Veriut” mposhtën Malin e Zi me rezultat bindës 65:85.

Ylli i skuadrës, Lauri Markkanen, ishte i pandalshëm duke realizuar 26 pikë dhe 13 kërcime, ndërsa kosovari me pasaportë finlandeze, Edon Maxhuni, kontribuoi me 10 pikë dhe 6 asistime në vetëm 20 minuta lojë.

Në anën tjetër, Mali i Zi nuk arriti të reagojë dhe vazhdon pa asnjë fitore në këtë kampionat. Lojtari më i dalluar për ta ishte Andrija Slavković me 15 pikë, por kjo nuk mjaftoi për të ndalur fuqinë e Finlandës.

Me këtë fitore, Finlanda jo vetëm që ruan ecurinë perfekte, por konfirmohet edhe si një nga pretendentët kryesorë për fazat vendimtare të EuroBasket 2025, ndërsa Mali i Zi përballet me krizë të thellë duke mbetur ende pa fitore. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme