Under Header

spot_img

Katër ekipe përfshirë edhe Estoninë, i’a bëjnë sefte fitoreve në grupet e Eurobasket 2025

spot_img
spot_img

EuroBasket 2025 po vazhdon me surpriza dhe fitore të para për disa kombëtare. Në ditën e sotme, Estonia, Belgjika, Italia dhe Suedia shënuan triumfet e tyre të para në këtë kampionat.

Estonia mposhti Republikën Çeke me rezultat 89:75. Kristian Kullamae u dallua me 16 pikë, 7 kërcime dhe 7 asistime, duke udhëhequr skuadrën drejt një fitore historike.

Belgjika gjithashtu regjistroi fitoren e parë në Grupin D, duke përmbysur Islandën 71:64. Emmanuel Lecomte shkëlqeu me 16 pikë dhe 6 asistime, duke vendosur fatin e ndeshjes në momentet vendimtare.

Italia gjeti fitoren e parë në Grupin C pas humbjes hapëse, duke triumfuar 78:62 ndaj Gjeorgjisë. Ndeshja u kthye në favor të italianëve pas përjashtimit të kapitenit gjeorgjian Tornike Shengelia. Saliou Niang shënoi 15 pikë, ndërsa Simone Fontecchio dhe Mouhamet Diouf kontribuan me nga 14 e 13 pikë.

Ndërkohë, Suedia mposhti Britaninë e Madhe me rezultat bindës 78:59 në Tampere, duke hyrë në garë për fazat tjera të EuroBasketit.

Kështu, katër kombëtare arritën fitoren e parë dhe tashmë do të synojnë vazhdimësi në ndeshjet e radhës të kampionatit evropian të basketbollit.

Gjermania e fitoi ‘derbin’ e ditës ndaj Italisë me diferencë të madhe 88-107. Derisa Franca e mposhti Slloveninë duke e lënë ende pa fitore. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme