Under Header

spot_img

Loyd udhëheq Poloninë e Miliçiqit në fitoren ndaj Izraelit

spot_img
spot_img

Polonia ka arritur një fitore tepër të rëndësishme në EuroBasket 2025, duke mposhtur Izraelin në një ndeshje dramatike që u vendos në sekondat e fundit me rezultat 66:64 në Katowice.

Hero i kësaj sfide ishte amerikani i natyralizuar, Jordan Loyd, i cili shpërtheu me 27 pikë, duke realizuar plot 5 treshe nga 8 tentime, ndërsa u përkrah nga kapiteni Mateusz Ponitka me 16 pikë.

Në anën tjetër, për Izraelin u dallua ylli i NBA-së, Deni Avdija, që shënoi 23 pikë, por paraqitja e tij nuk mjaftoi për t’i shmangur humbjen skuadrës së tij.

Me këtë fitore, Polonia tashmë është shumë afër sigurimit të fazës së dytë të EuroBasketit, ku është edhe një nga vendet mikpritëse të turneut, me ndeshjet e Grupit që zhvillohen në Katowice.

Polonia ndeshjen e radhës e luan ndaj Islandës, ku do të kërkojë të vazhdojë serinë pozitive dhe të sigurojë përfundimisht kalimin në raundin tjetër. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme