Under Header

spot_img

Spanja e mposht thellë Bosnjën, skuadra e Beçiragiqit zhgënjen pas fitores hapëse

spot_img
spot_img

Bosnja dhe Hercegovina ka pësuar humbjen e parë në EuroBasket 2025, duke u mposhtur bindshëm nga Spanja me rezultat 88:67 në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve.

Skuadra e trajnerit Adis Beçiragiq, që njëkohësisht është edhe kampion aktual i Kosovës me Trepçën, këtë herë nuk tregoi asgjë nga loja e mirë që e solli në fitoren hapëse ndaj Qipros.

Përfaqësuesja boshnjake u paraqit e pafuqishme në shumicën e sfidës, duke lënë një përshtypje zhgënjyese përballë spanjollëve që dominuan ndeshjen nga fillimi deri në fund.

Pas kësaj xhiroje, të dyja kombëtaret kanë nga 1 fitore secila, duke e bërë grupin akoma më interesant. Në ndeshjen e radhës, Bosnja do të përballet me Italinë, ndërsa Spanja ka një sfidë më të lehtë në letër ndaj Qipros. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme