Under Header

spot_img

Turqia me 41 pikë dallim ndaj Portugalisë, siguron fazën e dytë në EuroBasket

spot_img
spot_img

Turqia ka shënuar një tjetër fitore madhështore në EuroBasket 2025, duke e mposhtur Portugalinë me rezultat të thellë 104:63, plot 41 pikë diferencë, dhe duke siguruar kështu kualifikimin në fazën e dytë të turneut.

Lider i ndeshjes ishte qendra e Houston Rockets, Alperen Sengun, i cili shkëlqeu me 20 pikë dhe kontribut të madh në të dy anët e parketit. Basketbollisti me prejardhje shqiptare nga Tropoja, Erxhan Osmani, zhvilloi 19 minuta duke shënuar 5 pikë, 4 kërcime, 3 asistime dhe 1 vjedhje topi. Ndërkohë, prishtinas Kenan Sipahi nuk arriti të gjente koshin në 13 minuta lojë.

Me këtë triumf, Turqia konfirmon statusin e saj si një prej skuadrave më të forta të grupit dhe Evropianit e tashmë do të përballet me Estoninë në ndeshjen e radhës. Kombëtarja turke mbetet gjithashtu në garë të drejtpërdrejtë me Serbinë për vendin e parë në grup. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme