Pas startit fantastik me tri fitore nga tri ndeshjet e para në Eurobasket 2025, e diela ishte ditë pushimi dhe relaksi të cilën reprezentuesit e kombëtares nikoqire e shfrytëzuan për mini-piknik dhe festë së bashku me tifozët e tyre.
Lauri Markkanen dhe Edon Maxhuni, dy shokët e vjetër dhe liderët e finalndezve i prinin “Llavës së Ujqërve” (a.k.a Susijengi si quhet në finlandisht kombëtarja) pasditen e së dielës gjatë tubimit me qytetarë dhe tifozë në Parkun Laikunlava të qytetit Tampere ku po zhvillohen garat e grupit B. Arsye për këtë ishin fitoret ndaj Suedisë, Britanisë së Madhe dhe së fundmi, të shtunën mbrëma ndaj Malit të Zi.
“Jemi të lumtur që kemi startuar me tri fitore por vend për relaksim nuk ka. Duhet të qëndrojmë me këmbë për toke, të fokusohemi dhe të luftojmë maksimalisht në çdo ndeshje” ishin fjalët e Edon Maxhunit me të cilat e ndezi masën e tubuar para se shoku i tij dhe ylli i NBA e kombëtares finlandeze, Lauri Markkanen të merte mikrofonin duke dërguar po ashtu mesazh gëzimi por edhe thirrje për të qenë të koncentruar maksimalisht dhe për tu mos gëzuar para kohe.

Të vetdijshëm se dy ndeshjet më të vështira të grupit B i presin gjatë ditëve në vijim, të hënën kundër Lituanisë dhe të mërkurën kundër kampionëve aktual botëror, Gjermanisë, prijësit e kombëtares finlandeze ishin të rezervuar në deklarata e tyre megjithatë “Llava e Ujqërve” të basketbollit finalndez nuk ua mohoi gëzimin dhe festën e përbashkët tifozëve në parkun Laikunlava të qytetit të bukur Tampere.
Aktualisht me mesatare prtej 10 pikëve dhe 3,3 asistimeve, me një efikasitet prej 60% nga tentimet për treshe, Edon Maxhuni është një nga bartësit kryesor të lojës së Finlandës së bassku me yllin Markkanen që po shënon 32 pikë e 7 kërcime për ndeshje dhe kapiteni veteran Sasu Salin që po luan me 14 pikë, 5 asistime dhe 4 kërcime për takim.
Të hënën mbrëma, Finlandën dhe Edon Maxhunin e pret një detyrë e vështirë kundër Lituanisë së udhëhequr nga Valanciunas dhe selektori i famshëm Kurtinaitis.
Përndryshe, adresa e vërtet e basketbollit kosovar, AsistiOnline nga vendi i ngjarjes do të sjell edhe shumë intervsita dhe tregime ekskluzive gjatë ditëve në vijim.
Gjitha këto fal përkrahjes së sponsorit gjeneral Albi Mall dhe sponsorëve tjerë: Golden Eagle, Vitabiotics, Toyota dhe Bon Voyage. /AsistiOnline.com/





