Under Header

spot_img

Trepça fiton miqësoren ndaj kampionit të Bullgarisë

spot_img
spot_img

Skuadra e Trepçës ka shënuar fitore të rëndësishme në ndeshjen miqësore ndaj kampionit aktual të Bullgarisë, Rilski Sportist, me rezultat 87-80.

Takimi u zhvillua në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri, ku mitrovicasit treguan formë të mirë edhe pse ishin pa trajnerin kryesor, Adis Beçiragiq, i cili aktualisht gjendet në Eurobasket 2025 me përfaqësuesen e Bosnjë & Hercegovinës.

Nga kjo përballje është dalluar amerikani i natyralizuar i Trepçës, Shawn Jones, i cili shënoi mbi 20 pikë dhe ishte ndër lojtarët kryesorë që udhëhoqi ekipin drejt fitores.

Ky test miqësor shihet si një përgatitje e vlefshme për “Xehetarët”, të cilët synojnë të hyjnë me formë të fortë në sfidat vendore dhe ndërkombëtare. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme