Pas tri fitoreve radhazi në Eurobasket 2025, Edon Maxhuni ka folur sot për AsistiOnline nga Tampere, duke u shprehur i gatshëm për sfidën e radhës kundër Lituanisë.
“Jemi gati, kemi luajtur shumë mirë në tri ndeshjet e para. Tash po presim një fitore kundër Lituanisë. I kemi mposhtur njëherë dhe besoj se mund t’i mposhtim sërish,” tha Maxhuni.
I pyetur edhe për tandemin me shokun e tij, Lauri Markkanen, ai në formë shakaje shtoi: “Presim ndonjë alley-oop interesant.”
Kombëtarja finlandeze do të përballet sonte mbrëma me Lituaninë nga kra 19:30, në një prej ndeshjeve më të forta të grupit B.
Përndryshe, adresa e vërtet e basketbollit kosovar, AsistiOnline nga vendi i ngjarjes do të sjell edhe shumë intervsita dhe tregime ekskluzive gjatë ditëve në vijim.
Gjitha këto fal përkrahjes së sponsorit gjeneral Albi Mall dhe sponsorëve tjerë: Golden Eagle, Vitabiotics, Toyota dhe Bon Voyage. /AsistiOnline.com/