Under Header

spot_img

Edon Maxhuni pas humbjes ndaj Lituanisë: Duhet të rikthejmë identitetin tonë në lojë

spot_img
spot_img

Pas ndeshjes së zhvilluar ndaj Lituanisë në Eurobasket 2025, ku Finlanda pësoi humbjen e parë, playmakeri kosovar Edon Maxhuni ka folur për mediat duke analizuar gabimet e skuadrës së tij.

“Kemi pasur disa gabime në mbrojtje dhe sulm dhe nuk e kemi pasur atë identitetin tonë. Me treshe nuk na e ka dashur dhe kjo ka qenë negativiteti që nuk kemi mundur ta marrim ritmin në lojë. Lituania e ka këtë, është në grupin tonë më e mira në kërcime dhe e kemi ditur para lojës, por nuk kemi mundur t’i ndalim dhe ajo na kushtoi,” tha Maxhuni.

Duke parë përpara, ai theksoi rëndësinë e ndeshjes me Gjermaninë:
“Kemi mundësinë ende të jemi të parët në grup, vetëm duhet të koncentrohemi, ta shohim videon e lojës, ta analizojmë Gjermaninë dhe të shkojmë për fitore.”

Asistionline.com po e përcjell nga afër organizimin e Eurobasket 2025 në Tampere të Finlandës. Ky udhëtim mbështetet nga sponsori gjeneral Albi Mall, si dhe nga Golden Eagle, Vitabiotics, Bon Voyage dhe Toyota. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme