Under Header

spot_img

Gjermania shënon fitoren më të thellë në një EuroBasket

spot_img
spot_img

Gjermania vazhdon dominimin e plotë në Grupin B me fitore spektakolare ndaj Britanisë së Madhe 120-57, duke ruajtur bilancin 100 % dhe vetëm një ndeshje larg për të përmbushur fazën grupore pa humbje.

Në këtë përballje, Tristan Da Silva ishte shënuesi më i mirë me 25 pikë, ndërsa Denis Schroder me 19 pikë e Franz Wagner kontribuoi me 18 pikë dhe 10 asistime.

Diferenca prej 63 pikësh shënon fitoren më të madhe në historinë e EuroBasket në shekullin e 21-të, duke tejkaluar të gjitha fitoret e mëparshme të ekipeve që nga viti 1969, kur Jugosllavia mundi Suedinë 115-43.

Kjo është hera e parë që një ekip dyfishon pikët e një ekipi tjetër në një ndeshje të EuroBasket që nga viti 1971 (Bashkimi Sovjetik kundër Spanjës, 118-58).

Gjermania veçse e ka siguruar fazën e dytë dhe dueli i fundit në grupe për ta luhet pasnesër ndaj Finlandës nga ora 19:30. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme