Under Header

spot_img

Intervista ekskluzive nga ylli i Chicago Bulls – Nikolla Vuçeviq pas fitores së parë në EuroBasket 2025

spot_img
spot_img

Kombëtarja e Malit të Zi ka siguruar fitoren e parë në Eurobasket 2025 duke mposhtur Suedinë me rezultat 81-87, dhe ylli i Chicago Bulls, Nikola Vučević, ishte lideri i padiskutueshëm i skuadrës me një paraqitje mbresëlënëse prej 23 pikë, 14 kërcime dhe 4 asistime.

Pas ndeshjes, Vučević dha një intervistë dhe të cilën ekskluzive ua sjell AsistiOnline.com, e ku ai foli për emocionet, sakrificat dhe rolin e tij si lider i kombëtares.

“Ishte një ndjenjë e mrekullueshme! Angazhim i madh ekipor andaj jam krenar për të gjithë djemtë. Luftuam me gjithë forcën në parket. Çdokush që hyri në lojë pati ndikim në momente të ndryshme, dhe kjo ishte ajo që na duhej. Edhe në fund, kur ishim minus pesë apo gjashtë pikë në çerekun e katërt, arritëm të kthehemi. Mendoj se Kyle Allman u tregua vendimtar, por ishim të gjithë bashkë. Ishte një fitore shumë e madhe për ne,” tha Vučević.

Qendra malazeze pranoi se minutat e shumta në lojë nuk ishin të planifikuara.

“Kur dola në pankinë në çerekun e dytë, djemtë po luanin mirë dhe unë munda të pushoj. Por në këtë pikë, çfarëdo që duhet, do të jap maksimumin. Nuk kemi rotacion të madh, jemi të kufizuar, por po luftojmë kështu,” u shpreh ai.

I pyetur nëse kjo paraqitje ishte një mënyrë për t’u larguar me stil nga kombëtarja, duke qenë se ky mund të jetë turneu i tij i fundit, Vučević u përgjigj:

“Po, e doja. Nuk luajta mirë kundër Finlandës dhe doja të luaja më mirë sot. Ishte ndeshje vendimtare, fitore ose shko në shtëpi. Si një nga lojtarët më të vjetër, duhej të dilja përpara – në shënim, kërcim, mbrojtje. Por nuk isha vetëm unë, ishte e gjithë skuadra.”

Një nga momentet më emocionuese ishte koshin vendimtar pas gjuajtjes së humbur të Albert Tappen, që solli përmbysjen 80–79.

“E gjitha ndodhi shpejt. Topi më erdhi në duar dhe arrita ta shënoj. Ishte një kosh shumë i madh për ne. Por më pas bëra një gabim të rëndë, faullova në një treshe. Fatmirësisht ai humbi një gjuajtje të lirë dhe e fituam ndeshjen. Ishte moment i madh, por pati shumë të tillë nga të gjithë shokët e skuadrës,” tregoi Vučević.

Duke folur për të ardhmen e Malit të Zi në turne, ai u shpreh optimist.

“Tre humbjet e para ishin shumë të vështira, sepse luajtëm me Gjermaninë, Lituaninë dhe Finlandën. Por e dinim që sot ishte ‘bëje ose ik’. Ky ishte hapi i parë. Tani na pret Britania e Madhe dhe shpresojmë të fitojmë për të kaluar më tej.”

Në fund, ai foli edhe për kalendarin e ndeshjeve “back-to-back”.

“Nuk është e lehtë. Luajtëm me Finlandën në 20:30 dhe sot në 13:30. Edhe pse kishte një ditë pushim, nuk është ideale. Nëse FIBA mund t’i heqë, siç bën në Kupën e Botës, do të ndihmonte shumë lojtarët,” përfundoi Vučević.

Me këtë fitore, Mali i Zi ka ringjallur shpresat për kualifikim, ndërsa Vučević dëshmoi edhe një herë se mbetet lideri i vërtetë i kësaj skuadre. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme