Under Header

spot_img

Lituania e mposht Finlandën, të dyja sigurojnë fazën e dytë të EuroBasket 2025

spot_img
spot_img

Në një ndeshje dramatike të zhvilluar sonte në Tampere, Lituania ka mposhtur Finlandën me rezultat të ngushtë 78-81, duke siguruar matematikisht kualifikimin në fazën e dytë të Eurobasket 2025.

Hero i kësaj fitoreje për lituanët ishte Rokas Jokubaitis me 16 pikë, ndërsa Ažuolas Tubelis kontribuoi me 12 të tjera. Te Finlanda, dyshja e fuqishme Jantunen dhe Lauri Markkanen shënuan nga 19 pikë secili, ndërsa kosovari i natyralizuar Edon Maxhuni shtoi 6 pikë.

Megjithë humbjen, Finlanda ka siguruar gjithashtu kalimin në fazën e dytë, duke mbajtur gjallë shpresat për sukses në këtë kampionat të madh që po mbahet për herë të parë në këtë vend nordik.

Asistionline.com po e përcjell nga afër organizimin e Eurobasket 2025 në Tampere të Finlandës. Ky udhëtim mbështetet nga sponsori gjeneral Albi Mall, si dhe nga Golden Eagle, Vitabiotics, Bon Voyage dhe Toyota. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme