Under Header

spot_img

Italia përmbys Spanjën pas një starti katastrofik dhe siguron fazën e dytë

spot_img
spot_img

Italia ka arritur një fitore të madhe ndaj Spanjës në Eurobasket 2025, duke e mbyllur ndeshjen me rezultat 67-63.

Edhe pse ndeshja nisi në mënyrën më të keqe të mundshme për italianët – 7 minutat e para pa pikë dhe disavantazhi 0-13 – ata arritën të rikthehen fuqishëm dhe ta sigurojnë kualifikimin në fazën e dytë.

Dy basketbollistët e Virtus Bologna u shndërruan në heronj për Italinë: Mouhamet Diouf shkëlqeu me 14 pikë e 8 kërcime, ndërsa Saliou Niang arriti double-double për vetëm 15 minuta lojë, me 10 pikë e 10 kërcime.

Në anën tjetër, Spanja u mbështet tek Santi Aldama, i cili realizoi një double-double me 19 pikë e 10 kërcime, por kjo nuk mjaftoi për ta shmangur disfatën.

Me këtë humbje, Spanja e vendos veten në një pozitë të vështirë, pasi në xhiron e fundit përballet me Greqinë – një ndeshje vendimtare që do të përcaktojë fatin e tyre për kalimin në fazën e dytë.

Italia tashmë e sigurt në fazën tjetër, ndërsa Spanja rrezikon eliminimin pas një faze të paqëndrueshme. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme