Në Eurobasket 2025, Grupi C është kthyer në një nga më të paparashikueshmit, një xhiro para mbylljes së fazës së grupeve.
Pas 12 ndeshjeve të zhvilluara nga gjithsej 15, vetëm Greqia dhe Italia kanë siguruar matematikisht kalimin në fazën e dytë, ndërsa tri skuadra të tjera po luftojnë për dy vendet e mbetura.
Tabela pas xhiros së katërt:
Greqia (3 fitore, 1 humbje) – 7 pikë
Italia (3 fitore, 1 humbje) – 7 pikë
Spanja (2 fitore, 2 humbje) – 6 pikë
Gjeorgjia (2 fitore, 2 humbje) – 6 pikë
Bosnja e Hercegovina (2 fitore, 2 humbje) – 6 pikë
Qipro (0 fitore, 4 humbje) – 4 pikë
Të tre ekipet me nga 6 pikë (Spanja, Gjeorgjia dhe Bosnja e Hercegovina) janë në garë të ashpër për kualifikim, ndërsa xhiroja e fundit pritet të vendosë gjithçka.
Spanja ka përballje direkte me Greqinë, Gjeorgjia ndeshet me Bosnjën në një duel “jetë a vdekje”, ndërsa Italia mbyll kundër Qipros, që tashmë është eliminuar.
Ky skenar e bën Grupin C një nga më dramatikët e Eurobasket 2025, ku deri në ndeshjen e fundit asgjë nuk është e sigurt për biletat e mbetura në fazën e 16 më të mirëve. /AsistiOnline.com/




