Sigal Prishtina ka zbuluar kalendarin e ndeshjeve kontrolluese që do t’i zhvillojë gjatë muajit shtator në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Bardhekaltërit do të përballen me kundërshtarë të nivelit të lartë, përfshirë dy skuadra greke me nam evropian, PAOK dhe Iraklis.
Më 7 shtator, prishtinasit do të matin forcat si mysafirë kundër PAOK-ut, ndërsa më 12 shtator do të përballen me Golden Eagle Yllin në një test tjetër të rëndësishëm brenda Kosovës.
Përballjet prestigjioze vazhdojnë edhe në Greqi, ku Sigal Prishtina më 18 dhe 20 shtator do të luajë dy ndeshje kontrolluese ndaj Iraklisit.
Këto duele pritet të jenë një mundësi e shkëlqyer për trajnerin dhe skuadrën që të testojnë formën, të konsolidojnë ekipin dhe të përgatiten sa më mirë për sfidat që i presin në edicionin e ri të Superligës së Kosovës dhe garave ndërkombëtare. /AsistiOnline.com/



