Under Header

spot_img

Sllovenia mposht Islandën dhe siguron fazën e dytë në Eurobasket 2025

spot_img
spot_img

Kombëtarja e Sllovenisë ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Eurobasket 2025, duke kaluar zyrtarisht në fazën e dytë të kompeticionit.

Sllovenët mposhtën Islandën me rezultat 79-87, duke e lënë këtë të fundit pa asnjë fitore deri më tani.

Edhe një herë protagonist kryesor ishte ylli Luka Donçiq, i cili e udhëhoqi ekipin e tij me 26 pikë. Përkrah tij u dallua edhe Aleksej Nikoliç me 17 pikë.

Në anën tjetër, për Islandën më i miri ishte Martin Hermannsson me 22 pikë, por kjo nuk mjaftoi për të befasuar favoritët sllovenë.

Në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, Sllovenia do të përballet pasnesër me Izraelin, duke synuar të ruajë formën dhe ritmin fitues para raundeve vendimtare. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme