Under Header

spot_img

Gjermania mbyll fazën e grupeve me 100%, mposht bindshëm Finlandën

spot_img
spot_img

Gjermania ka vazhduar e pathyeshme në Eurobasket 2025, duke mbyllur fazën e grupeve me bilanc perfekt prej katër fitoreve në po aq ndeshje.

Të martën mbrëma, gjermanët triumfuan bindshëm ndaj Finlandës me rezultat 61-91.

Skuadra gjermane dominoi takimin nga fillimi deri në fund, duke treguar forcën e saj si një ndër favoritët kryesorë të turneut. Franz Wagner ishte lojtari më i dalluar i ndeshjes me 23 pikë, ndërsa kapiteni Dennis Schröder kontribuoi me 16 pikë të tjera.

Në anën tjetër, për Finlandën, Lauri Markkanen u ndal në vetëm 11 pikë, duke mos arritur të ndikojë në ritmin e lojës.

Megjithatë, pavarësisht humbjes, Finlanda e ka siguruar kualifikimin në fazën e dytë të Eurobasketit, ndërsa kundërshtarët e saj në raundin tjetër pritet të bëhen të ditur së shpejti.

Ky sukses e konfirmon edhe një herë Gjermaninë si një prej skuadrave më të forta të këtij edicioni, duke hyrë me besim maksimal në fazën vendimtare të garës. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme