Turqia ka shkruar një kapitull të veçantë në Eurobasket 2025, duke fituar duelin e fundit të fazës së grupeve ndaj Serbisë me rezultat 90-95. Me këtë triumf, turqit jo vetëm që siguruan kalimin në fazën e dytë, por edhe e mbyllën grupin si lidere.
Ndeshja u zhvillua me intensitet të lartë dhe emocione deri në fund, por Turqia tregoi karakter dhe vendosmëri për të rrëmbyer fitoren ndaj një rivali të madh si Serbia.
Kontribut të çmuar në këtë sukses dhanë edhe dy basketbollistët me prejardhje shqiptare, Erxhan Osmani dhe Kenan Spahiu. Osmani regjistroi 10 pikë, 5 kërcime dhe 2 asistime, ndërsa Spahiu e përfundoi takimin me 5 pikë, 4 kërcime dhe 5 asistime, duke dëshmuar rëndësinë e tyre në këtë fitore historike për Turqinë.
Falë këtij rezultati, Turqia konfirmohet si një ekipeve favorite për medaljen e artë.
/AsistiOnline.com/




