Under Header

spot_img

BC Çair 2030 publikon kalendarin e miqësoreve para sezonit të ri

spot_img
spot_img

Klubi shqiptar i basketbollit Çair 2030, që garon në Superligën e Maqedonisë së Veriut, ka publikuar listën e ndeshjeve miqësore që do të zhvillojë gjatë muajit shtator si pjesë e përgatitjeve për sezonin e ri.

Çairasit do të nisin serinë e sfidave më 12 shtator kundër MZT Madzari, për të vazhduar më 16 shtator ndaj gjigantit të kryeqytetit, MZT Skopje. Vetëm tre ditë më pas, më 19 shtator, skuadra shqiptare do të përballet me Yllin e Suharekës, kampionin e Kosovës.

Një tjetër test i fortë do të vijë më 20 shtator, kur Çairi do të matet me Pejën, një nga skuadrat më të suksesshme të basketbollit kosovar. Përgatitjet do të mbyllen më 26 shtator me përballjen ndaj ekipit TFT Skopje.

Këto sfida do t’i shërbejnë skuadrës për të konsoliduar grupin dhe për të testuar formën para nisjes së edicionit të ri në elitën e basketbollit maqedonas, ku Çairi synon të ketë paraqitje sa më dinjitoze. /AsistiOnline.com/

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds