Është zyrtarizuar pamja e fazës “Round of 16” në EuroBasket 2025, ku nuk mungojnë duelet e forta dhe rivalitetet e veçanta.
Një prej tyre lidhet ngushtë me Trepçën dhe basketbollin kosovar. Trajneri aktual i Trepçës, Adis Beçiragiq, i cili në këtë kampionat drejton kombëtaren e Bosnjë & Hercegovinës, do të përballet me Igor Miliçiqin, ish-yllin e Trepçës si lojtar dhe tashmë selektor i Polonisë.
Ky duel mes dy figurave që kanë lënë gjurmë në Mitrovicë sjell një dimension krejt tjetër për sportdashësit kosovarë.
Përveç kësaj përballjeje interesante, shorti solli duele të tjera të mëdha si:
- Lituani – Letoni
- Greqi – Izrael
- Turqi – Suedi
- Gjermani – Portugali
- Itali – Slloveni
- Serbi – Finlandë
- Francë – Angli
EuroBasket tashmë hyn në fazën vendimtare, aty ku çdo ndeshje është “jetë a vdekje”. /AsistiOnline.com/