Under Header

spot_img

Kosova të hënën mëson kundërshtarët për parakualifikimeve e Kupës së Botës 2029

spot_img
spot_img

Rruga e Kosovës drejt FIBA EuroBasket 2029 do të nisë në nëntor. Të hënën, më 8 shtator, nga ora 10:30 në Riga të Letonisë do të zhvillohet shorti i Raundit të Parë të Parakualifikimeve.

Ceremonia do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të FIBA-s në YouTube. Në këtë fazë janë 10 kombëtare, të cilat janë ndarë në katër vazo sipas renditjes botërore të FIBA-s. Një grup do të përbëhet nga katër shtete, ndërsa dy grupet e tjera do të kenë nga tre shtete secili.

Kosova është e vendosur në vazon e dytë dhe më 8 shtator do të mësojë kundërshtarët e saj. Raundi i Parë i Parakualifikimeve do të zhvillohet në tre dritare: nëntor 2025, shkurt 2026 dhe qershor-korrik 2026.

Nga kjo fazë do të kualifikohen katër kombëtare – tre fituesit e grupeve dhe vendi i dytë më i mirë – të cilat do të vazhdojnë në Raundin e Dytë të Parakualifikimeve. /AsistiOnline.com/

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds