Under Header

spot_img

Agon Fehmiu dhe AsistiOnline me udhëtimin e tyre i sjellin fat Finlandës që eliminon Serbinë

spot_img
spot_img

Finlanda ka shkruar historinë në EuroBasket 2025, duke e eliminuar Serbinë në fazën e dytë të garës dhe duke siguruar një kualifikim të madh që ka bërë bujë në basketbollin evropian.

Pjesë e këtij rrugëtimi të suksesshëm ka qenë edhe prania e platformës kosovare AsistiOnline.com, e cila sivjet ka qëndruar shumë afër kampit finlandez.

Autori i Asistit dhe AsistitOnline – Agon Fehmiu ka realizuar intervista ekskluzive me lojtarët dhe stafin e trajnerëve të Finlandës, duke sjellë nga afër atmosferën dhe përvojën e kësaj skuadre shumë profesionale.

Në një mënyrë simbolike, duket se ky udhëtim ka sjellë edhe fat për finlandezët, të cilët në parket treguan forcë, disiplinë dhe besim duke përmbysur Serbinë – një prej favoritëve kryesorë të turneut.

AsistiOnline, i njohur tashmë për mbulimin e gjerë dhe profesional të basketbollit ndërkombëtar, e ka bërë edhe një herë Kosovën pjesë të historisë së madhe të sportit, duke qenë dëshmitar dhe bashkudhëtar në suksesin e Finlandës. Vlen të ceket se udhëtimi u mbështetet nga sponsori gjeneral Albi Mall, si dhe nga Golden Eagle, Vitabiotics, Bon Voyage dhe Toyota. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme