Under Header

spot_img

Edoni shkëlqeu gjithmonë ndaj Serbisë, sikurse edhe Jantunen

spot_img
spot_img

Finlanda sonte luan ndaj Serbisë në fazën e eliminimit direkt të EuroBasket 2025.

Në ekipin finlandez luan edhe basketbollisti me prejardhje nga Kosova, Edon Maxhuni i cili pritet të ketë rol të rëndësishëm së bashku me Lauri Markkanen dhe Mikael Jantunen.

Në përballjet e fundit, Edon Maxhuni ka qenë organizatori kryesor i Finlandës, duke kontribuar me asistime dhe pikë të rëndësishme, ndërsa Jantunen ka dhënë poashtu kontribut të dukshëm në mbrojtje dhe rikuperime.

Në përballjet e fundit Edon Maxhuni dhe Mikael Jantunen, që janë intervistuar ekskluzivisht nga AsistiOnline.com, sivjet në EuroBasket 2025, janë paraqitur kështu ndaj Serbisë:

  • Në duelin e vitit 2025 në Espoo, Maxhuni realizoi 15 pikë e 7 asistime e 3 kërcime në 29 minuta lojë, ndërsa Jantunen shënoi 18 pikë e 6 kërcime, 3 asiste e 2 vjedhje topash në mbi 34 minuta në parket.

  • Një vit më herët, në Beograd (2024), Maxhuni kontribuoi me 10 pikë e 6 asistime, kurse Jantunen shtoi 10 pikë, 5 kërcime dhe 2 asistime.

  • Edoni paraqitje të mirë ndaj Serbisë kishte pasur edhe me 5 shtator 2022 në Beograd, ku kishte shënuar 10 pikë e kishte asistuar 3 herë, derisa në të njejtë ndeshje Jantunen kishte pasur 4 pikë e 4 kërcime.
  • Më i miri te Finlanda ndaj Serbisë, Maxhuni kishte qenë me 30 nëntor 2020, ku kishte realizuar 15 pikë, 6 asiste e 2 kërcime në 25 minuta lojë, derisa Jantunen nuk ishte pjesë e 12shes.

Pra në 4 përballje direkte të Edonit me Serbinë, ai ka realizuar në të gjitha pikë dyshifrore dhe ka qenë pothuajse lojtari kryesor, e ku shpresojmë që njejtë të jetë edhe sonte.

Vlen të ceket se vetëm në dy përballjet e fundit kundër Serbisë, Maxhuni ka regjistruar 12.5 pikë dhe 6.5 asistime, ndërsa Jantunen 14.5 pikë dhe 5.5 kërcime.

Sonte, sfida pritet të jetë edhe një herë provë e vështirë për finlandezët, me Serbinë që mban bilancin 8-1 në duelet direkte dhe që vazhdon të shihet si favorite absolute për kualifikim. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme