Serbia dhe Finlanda sonte përballen në fazën e 1/16-tës së EuroBasket 2025, me një histori të gjatë që dëshmon dominimin e serbëve.
Nga nëntë ndeshje zyrtare të regjistruara prej vitit 2008, Serbia ka fituar tetë, ndërsa Finlanda vetëm një – në gusht të vitit 2008 me rezultat 80-77 në kualifikimet për EuroBasket.
Pas asaj fitore të vetme, të gjitha sfidat e mëvonshme kanë përfunduar në favor të Serbisë:
Rezultatet zyrtare të përballjeve:
21.02.2025 | Finlanda – Serbia 95-105
23.02.2024 | Serbia – Finlanda 77-61
05.09.2022 | Serbia – Finlanda 100-70
30.11.2020 | Serbia – Finlanda 75-66
20.02.2020 | Finlanda – Serbia 58-80
07.08.2019 | Serbia – Finlanda 95-75
13.09.2015 | Serbia – Finlanda 94-81
17.09.2008 | Serbia – Finlanda 92-66
30.08.2008 | Finlanda – Serbia 80-77
Sonte, sfida pritet të jetë edhe një herë provë e vështirë për finlandezët, me Serbinë që mban bilancin 8-1 në duelet direkte dhe që vazhdon të shihet si favorite absolute për kualifikim.
Sfida e sontme nis nga ora 20:45. /AsistiOnline.com/




