Gjermania ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të EuroBasket 2025, pasi e mposhti bindshëm Portugalinë me rezultat 85-58 në fazën e eliminimit direkt.
Skuadra gjermane nuk arriti të shkëputet assesi në rezultat për 3 çerekë, por ky i fundit ishte vendimtar dhe vendosi fituesin.
Lideri i ekipit, Dennis Schröder, kontribuoi me 16 pikë, aq sa regjistroi edhe Franz Wagner, duke udhëhequr ekipin drejt një fitore të pastër.
Nga ana tjetër, për Portugalinë u dallua qendra Neemias Queta, i cili aktivizohet në NBA, me 18 pikë të realizuara. Megjithatë, paraqitja e tij nuk ishte e mjaftueshme që portugezët të shmangnin eliminimin.
Në çerekfinale, Gjermania do të përballet me fituesin e duelit interesant mes Italisë dhe Sllovenisë, një përballje që pritet me shumë kureshtje nga adhuruesit e basketbollit evropian. /AsistiOnline.com/




