Under Header

spot_img

Lituania e ‘thyen’ Letoninë përkundër mungesave dhe arrin çerekfinalen

spot_img
spot_img

Lituania ka siguruar një vend në çerekfinale të EuroBasket 2025, pasi mposhti rivalët e afërt edhe me territor Letoninë me rezultat 88-79, në një përballje të fortë dhe emocionuese.

Skuadra e drejtuar nga selektori Rimas Kurtinaitis arriti të triumfojë pavarësisht mungesës së madhe të dirigjentit Rokas Jokubaitis dhe disa lojtarëve të tjerë, duke u konsideruar në letër si outsider në këtë takim. Megjithatë, zëvendësuesi i tij, Arnas Velicka, shkëlqeu me lojë fantastike duke realizuar 21 pikë dhe u shndërrua në liderin e parketit.

Krahas tij, Azuolas Tubelis dhe Deividas Sirvydis shtuan nga 18 të tjera, duke bërë që Lituania të kishte një paraqitje kolektive mbresëlënëse.

Nga ana tjetër, Kristaps Porzingis u përpoq të mbante gjallë shpresat e Letonisë me plot 34 pikë, por ndihma e kufizuar nga bashkëlojtarët nuk mjaftoi për të ndalur rivalët.

Me këtë fitore, Lituania siguron biletën për në çerekfinale, ku do të përballet me fituesin e duelit mes Greqisë dhe Izraelit, duke mbajtur gjallë ëndrrën për një tjetër sukses kontinental. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme