Under Header

spot_img

Trepçës i afrohet ndeshja e parë kualifikuese në Ligën e Kampionëve

spot_img
spot_img

Po afron momenti i madh për Trepçën në arenën ndërkombëtare.

“Xehetarët” më 22 shtator do të zbresin në parket në Samokov të Bullgarisë, ku do të përballen me skuadrën holandeze Heroes Den Bosch, në kuadër të raundit kualifikues të FIBA Champions League.

Në rast fitore ndaj Den Boschit, Trepça në gjysmëfinale luan me fituesin e duelit Bakken Bears (Danimarkë) – Kutaisi (Gjeorgji) e në finale pastaj do të mund të luante me Levice (Sllovaki) – AEK (Qipro) ose Kalev Cramo (Estoni) – Rilski Sportist (Bullgari).

Nga sot kanë mbetur vetëm 16 ditë deri ndeshja ndaj Den Bosch, që për Trepçën paraqet një hap të madh drejt garave më prestigjioze të klubeve në Evropë.

Tifozët mitrovicas e presin me emocione këtë përballje, e cila pritet të sjellë rivalitet dhe basketboll të nivelit të lartë.

Nga klubi thonë se synim i tyre është hyrja në grupet e kësaj gare prestigjioze evropiane edhe pse konkurrenca pritet të jetë tejet e fortë. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme