EuroBasket 2025 ka kompletuar sonte katër çiftet çerekfinale, pasi Greqia siguroi biletën pas një fitore ndaj Izraelit me rezultat 84-79.
Ylli më i madh i helenëve, Giannis Antetokounmpo, shkëlqeu me plot 37 pikë, duke e mbajtur skuadrën e tij në garë për medalje. Përkrah tij, Kostas Sloukas shtoi edhe 11 pikë.
Nga ana tjetër, te Izraeli nuk mjaftoi paraqitja e shkëlqyer e Deni Avdija-s me 23 pikë, pasi ekipi i tij ndalet në këtë fazë.
Me këtë triumf, janë kompletuar të gjitha përballjet çerekfinale të kampionatit:
- Lituania – Greqia
- Turqia – Polonia
- Gjermania – Sllovenia
- Finlanda – Gjeorgjia
Këto duele premtojnë spektakël të madh, teksa EuroBasket 2025 po hyn në fazën më vendimtare të turneut. /AsistiOnline.com/